VIDEO | Napoli përmbys Brescian për 5 minuta, Fabian Ruiz gjenial

schedule21:56 / 21/02/2020

Pushimi mes pjesëve i ka bërë mirë Napolit dhe skuadra e Gattusos përmbys Brescian brenda pesë minutave. VAR-i akordoi një penallti për miqtë në minutën e 49-të dhe kapiteni Insigne nuk gaboi.

Pesë minuta më vonë erdhi edhe goli i avantazhit. Fabian Ruiz lëshoi një nga perlat e tij dhe kaloi Napolin në avantazh. Realizim fantastik ai i mesfushorit spanjoll, i cili është rikthyer në formën e tij më të mirë. /abcnews.al

schedule21:56 / 21/02/2020