PSG nuk po arrin të dominojë Ligue 1 këtë sezon, ndërsa Sevilla fitoi derbin e Andaluzisë në La Liga. Kampionët e Francës humbën 1-2 në shtëpi kundër Nantes, duke regjistruar humbjen e shtatë sezonale në kampionat.
Julian Draxler kaloi vendasit në avantazh në fundin e pjesës së parë, ndërsa 45 minutat e dyta ishin për t’u harruar. Kolo dhe Simon realizuan për Nantes, që siguroi tre pikë tepër të rëndësishme për objektivin mbijetesë.
Sevilla iu fal golit të bukur të Youssef En Nesyri në pjesën e parë për të thyer 1-0 “armiqtë” e përjetshëm të Betis. Sulmuesi maroken mori një asist nga kapiteni Jesus Navas, dribloi portierin kundërshtar dhe dërgoi topin në rrjetë. /abcnews.al
https://streamable.com/dpq054