Tirana e nis me hap kampioni. Bardheblutë kanë mundur me rezultatin e pastër 2-0 ekipin e Kukësit, edhe pse kishin disa mungesa të rëndësishme. 25 herë kampionët e vendit e zgjidhën ndeshjen që në fillim.
Filip Najdovksi, në harkun kohor të 10 minutave, shënoi gy gola gati identikë dhe i dha shkaktoi humbjen e parë Kukësit të drejtuar nga Skënder Gega. Verilindorët shfaqën dobësi në mbrojtje dhe do të duhet punë që të jetë ekipi i vjetshëm.
Në Ballsh, vendasit e Bylisit kërkuan me ngulm të triumfonin kundër Laçit që ka bërë afrime të rëndësishme. Skuadra e Dovedan madje edhe shënoi e para me Hadrojin, por në fillim të pjesës së dytë kurbinasit barazuan me Nwabueze me penallti. Bylisi ngulmoi të shënonte golin e fitores, por pa sukses.
Kastrioti ka befasuar Partizanin, duke e mundur me rezultatin 2-1. Krutanët treguan grinte dhe në minutën e 20-të shënuan me Devid. Një penallti në pjesën e dytë i barazoi shifrat, pasi Asani u tregua i saktë nga pika e bardhë. Gjithsesi në fund ishte Rezi që me një gol mjaft të bukur i dha goditjen finale skuadrës së Ilir Dajës dhe kështu Kastrioti e nis kampionatin me tre pikë. /abcnews.al
Kategoria Superiore – Java 1
Tirana-Kukësi 2-0
Shënues: Najdovksi 5’, 14
Bylisi-Laçi 1-1
Shënues: Hadroj 36’ / Nëabueze 49’ (pen.)
Kastrioti-Partizani 2-1
Shënues: Devid 19’, Rezi 86’ / Asani 65’ (pen.)