LUSHNJË- Vendin e festës së Krishtlindjes e zuri frika dhe pasiguria. Kjo ishte situata me të cilën u përballën banorët e qytetit të Lushnjës të hënën, pasi një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu një qendër tregtare.
Si pasojë e zjarrit disa persona mbetën të izoluar në qendrën tregtare “Metropol”, ndërsa u desh ndërhyrja e forcave zjarrfikëse për t’i nxjerrë prej andej.
Zjarrfikësit e Lushnjës, të asistuar nga ekipe të tjera luftuan më shumë se dhjetë orë për të shuar flakët. ABC News sjell pamje nga pasojat që ka lënë zjarri në pallatin ku ishte edhe qendra tregtare. Sakaq, si pasojë e zjarrit dhe nxehtësisë, pjesës së pasme të pallatit i janë plasaritur muret./ n.m.abcnews.al