VIDEO | Mungon Lautaro? Aspak problem, Lukaku nderon Interin

schedule18:36 - 21 Dhjetor, 2019

schedule 18:36 - 21 Dhjetor, 2019

Antonio Conte kërkoi me insistim fitimin e ndeshjes me Genoan dhe mbylljen e vitit në krye të Serie A bashkë me Juventusin. Ashtu po ndodh dhe zikaltrit kanë shënuar dy gola të shpejtë në stadiumin e tyre.

Romelu Lukaku ka zhbllokuar ndeshjen në minutën e 31-të, duek gjetur golin e 11-të në kampionat. Belgu shfrytëzoi një kros të Candrevas dhe shënoi me kokë. Zikaltrit nuk u ndalën dhe shënuan një tjetër gol.

Kësaj radhe ishte Gagliardini autori. Mesfushori dyfishoi dy minuta më vonë. Lukaku dhuroi një asist në zonë dhe 25-vjeçari italian dërgoi topin në rrjetë. Avantazh i dyfishtë për ekipin e Contes dhe ndeshja mund të konsiderohet praktikisht e mbyllur. /abcnews.al