VIDEO/ “Mua më ndal veç plumbi”: Nënkomisarja Kostani sfidon mediat dhe Gledis Nanon. Përdor telefonin në timon dhe filmon duke shkuar drejt Rajonit të Policisë

schedule15:24 - 19 Gusht, 2022

schedule 15:24 - 19 Gusht, 2022

Nënkomisarja Anisa Kostani vijon të sfidojë mediat me mesazhet e saj, ndërkohë që tashmë në shënjestër duket se janë futur edhe shefat e saj pas pezullimit nga detyra prej Gledis Nanos si edhe nisjes së hetimit të thelluar nga AMP.

Pas kërcënimeve të djeshme ndaj gazetareve, të cilët i ftonte edhe t’i hanin jashtëqitjen, Nënkomisarja Kostani i ka dalë ballazi sot opinionit publik, medias por duket se ndaj kreut të Policisë së Shtetit duke hedhur një story me këngën e reperit “Unikkatil” në sfond. Kënga është gati 4 minuta e gjatë, por policja e bërë më parë e famshme për bashkëjetesën me gjarprin ka gjetur të nxjerrë vetëm pjesën e tekstit ku ndër të tjera, reperi thotë se e “ndalte veç plumbi”, raporton abcnews.al.

Ndër të tjera teksti thotë: Un jom ma i mallkumi; ma i paparashikumi; ai shqipja i përgjakshëm që mun me e nal veç plumi”.

Me këtë këtë në fond, policja për të cilën reagoi e turpëruar edhe vetë Policia e Shtetit duket teksa përdor celularin gjatë drejtimit të automjetit duke ndjekur rrugën që të çon në drejtim të Drejtorisë së Përgjithshmë të Policisë.

Lexo edhe: “Do përfundoni poshtë rrotave të makinave, o gazetarë të degjeneruar!” Pezullohet nga detyra nënkomisarja më e famshme në Shqipëri pas “perlave” në rrjetet sociale

Në këtë këngë Unikkatili i drejtohet edhe gazetarëve duke thënë se i kishte sharë.

Kështu, pas skandalit të ditës së djeshme dhe reagimeve të njëpasnjëshme të Policisë së Shtetit sot të vënë përballë opinionit publik për shkak të sjelljes së pahijshme të koleges së tyre duket se Anisa Kostani ka gjetur të denjë fjalët e Unikkatilit për t’i kthyer përgjigje të gjithëvë…dukshëm edhe Gledis Nanos.

Çfarë tha nënkomisarja e famshme?

Nënkomisarja e Policisë në Elbasan, Anisa Kostani ka vijuar me komentet ofenduese ndaj gazetarëve, të cilët sipas saj nuk shohin sukseset e bluve të këtij qyteti. Gjithçka nisi pas raportimit të mediave në lidhje me vrasjen e Madrit Ulqinakut mbrëmjen e djeshme në Elbasan nga 18-vjeçari Horgito Peqini, i cili nuk është kapur ende nga policia.

Kostani ka bërë një postim mjaft fyes për punonjësit e medias në rrjetet sociale duke i cilësuar ata si njerëz të degjeneruar dhe se i kishin marrë provimet përmes favoreve të tjera ndaj “profesorëve Don Zhuanë”, ndërkohë që në komente me një miken e saj shfryn tërësisht imagjinatën duke kërcënuar madje.

Lexo edhe: “O gazetarë të degjeneruar, pse nxini punën e shkëlqyer të Policisë së Elbasanit?” Policja e famshme me gjarpër në shtëpi fyen punonjësit e medias pas vrasjes së mbrëmshme

Në komunikim e sipër me mikeshën e saj të quajtur “Alda”, Nënkomisarja thotë se gazetarët mund të përfundojnë nën rrotat e makinave, ndërkohë që më poshtë e prish edhe më tepër gojën.

Pasi skandali i postimeve të saj shpërtheu në media, Nënkomisarja e bërë e famshme për gjaprin që mban në shtëpi ka fshirë komentet me fyerje, por ka mbajtur ende në profil postimin e pazakontë për një punonjës policie, i cili bie ndesh edhe me Rregulloren e Sjelljes së Punonjësve të Policisë së Shtetit.

Më poshtë, komunikimi publik në Instagram i Nënkomisares Anisa Kostani dhe mikeshës së saj mbi punonjësit e medias:

 

Reagimi i policisë

Reagim i Policisë së Shtetit

Me keqardhje ndoqëm reagimin aspak etik dhe profesional të një oficereje të Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan, e cila nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale ka fyer gazetarët, me pretendimin se gazetarët po përbaltin punën e Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Përsa më sipër, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka pezulluar menjëherë nga detyra oficeren e Policisë, Nënkomisare Anisa Kostani dhe ka urdhëruar Drejtorinë e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit për të nisur hetimin disiplinor ndaj kësaj oficereje, për shkelje të rëndë të Rregullores së Policisë së Shtetit, miratuar me VKM nr. 750 datë 16.09.2015, konkretisht të nenit 209, pika 1 “Shkelja e rëndë e atributeve/kompetencave të policisë pa ndonjë arsye bindëse, nuk i përmbush apo dështon në përmbushjen e detyrave dhe përgjegjësive të caktuara, të cilat kanë shkaktuar pasoja të rënda në kryerjen e detyrave”.

Sqarojmë opinionin publik se mendimet dhe opinionet personale të punonjësve të Policisë nuk përfaqësojnë në asnjë rrethanë, mendimet dhe opinionet e organizatës së Policisë së Shtetit, e cila ka një sektor të posaçëm, përmes të cilit komunikon zyrtarisht me median dhe publikun.

Policia e Shtetit është e bindur dhe e vendosur për të krijuar një marrëdhënie partneriteti dhe oponence me median, bazuar në respektin reciprok dhe në të vërtetën.

Policia e Shtetit falënderon gazetarët për punën e tyre në drejtim të informimit të publikut në lidhje me veprimtarinë e organizatës së Policisë së Shtetit dhe kërkon mirëkuptimin e tyre që raste sporadike të mos cënojnë marrëdhëniet korrekte mes gazetarëve dhe Policisë së Shtetit.

#partneritetPolicimedia🤝

/abcnews.al