Video/ Motori përplaset me autobusin, burrë e grua plagosen rëndë

schedule11:09 - 3 Tetor, 2018

schedule 11:09 - 3 Tetor, 2018

Dy persona, burrë e grua, që po udhëtonin në një motor janë dëmtuar rëndë pasi u përplasën me një autobus. Ngjarja ndodhi në qytetin e Beratit në rrethana të paqarta. Të plagosurit u dërguan në spital dhe gjendja e tyre është e rëndë. Policia ka shoqëruar drejtuesin e autobusit deri në sqarimin e plotë të ngjarjes. /abcnews.al