Moti i keq me reshje dhe erë ka shkaktuar mjaft dëme në qytetin e Durrësit.
Nga pamjet e siguruara nga ABC News, vihet re se era e fortë ka rrëzuar palmat në qendër të qytetit, duke shkaktuar dëme në bizneset pranë dhe duke rrezikuar dhe jetën e qytetarëve. Ndërkohë, në vendngjarje ka mbërritur policia, e cila ka rrethuar zonën.
Më herët, u raportua se autoritetet shqiptare dhe italiane kanë anuluar lundrimet nga Durrësit drejt Barit dhe anasjelltas gjatë kësaj të premte, për shkak të përkeqësimit të kushteve atmosferike./abcnews.al