Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Moti i keq, në zonat rurale të Lezhës e Mirditës probleme me energjinë elektrike

schedule08:24 - 18 Nëntor, 2025

schedule 08:24 - 18 Nëntor, 2025

Moti i keq, me shira dhe shkarkesa elektrike ka krijuar një situatë me mungesën e energjisë elektrike kryesisht në zonat rurale. Në disa segmente rrugore të zonave rurale në Mirditë ka patur prurje inertesh dhe dëmtime të rrugës, por pa krijuar bllokime te qarkullimit.

Në rrugën drejt Shëngjinit është rrëzuar një peme, e cila ka rënë në rrugë dhe ka dëmtuar linjën elektrike. Në qytetin e Lezhës, në bllokun ‘11 Janari’ ka patur prezence të ujit në sipërfaqe, një situatë e vazhdueshme kjo në situatë me reshje intensive të shiut.

Nga Emergjencat Civile bëhet me dije se në terren janë disa grupe të OSHEE që po punojnë për riparimin e dëmeve, ndërsa bashkitë kanë nxjerre mjete dhe punonjës për të larguar intertet aty ku ka prezencë të tyre dhe se situata po monitorohet.

Ne digën e Fanit dhe të Ulzës prurjet kanë qenë të konsiderueshme, por pa arritur piken kritike për hapjen e portave. Situata po monitorohet në vazhdimësi dhe deri më tani nuk ka problematika të bllokimeve apo përmbytjeve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!