Moti i keq ka përfshirë vendin. Lezhe gjithashtu është prekur nga përmbytjet për shkak të reshjeve të dendura.
“Blloku 11 janari” në lagjen “Besëlidhja” është përballur sërish me prani të lartë të ujit duke vështirësuar lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve.
Ndërkohë punonjësit e shërbimeve po punojnë për të bërë të mundur përmirësimin e situatës.
/abcnews.al/