Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

VIDEO/ Moti i keq në Lezhë, probleme me furnizimin me energji elektrike dhe lëvizjen e anijeve në det

schedule09:49 - 4 Nëntor, 2025

schedule 09:49 - 4 Nëntor, 2025

Moti i keq dhe me reshje të vazhdueshme shiu të nisura prej natës së mbrëmshme kanë përfshirë rajonin e Lezhës duke krijuar probleme në furnizimin me energji elektrike dhe në lëvizjen a anijeve në det.

Sipas të dhënave, disa fshatra në Njësitë administrative të Dajcit, Blinishtit, Kallmetit, Kolshit dhe Zejmenit kanë mbetur pa energji për shkak të defekteve të shkaktuara në rrjet nga moti i keq.

Situata e krijuar ka detyruar Grupet e punës së Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të ndërmarrin veprime për të mundësuar rikthimin e energjisë në zonat e prekura.

Ndërkohë, autoritetet portuale u kanë bërë apel anijeve të peshkimit të tregojnë kujdes gjatë daljes në det, për shkak të rritjes së dallgëzimit dhe kushteve të vështira atmosferike.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!