Përkeqësimi i kushteve të motit ka shkaktuar problematika në Vlorë.
Ditën e sotme zona e quajtur Albano Romina për shkak të reshjeve të dendura është ka pësuar përmbytje, ndërsa rruga është bërë e pakalueshme.
Po ashtu probleme janë raportuar edhe në autostradë, ndërsa nënkalimi në fshatin Panaja në autostradën Levan-Vlorë është “nën pushtetin e ujit”.
Gjithashtu reshjet intensive te shiut kanë krijuar probleme në disa prej akseve të qytetit të Vlorës.
E përmbytur është rruga pranë portit të Vlorës, pranë bibliotekës së qytetit.
Rruga në zonën e Jonufrit kalohet me vështirësi nga automjetet për shkak të rrëzimit të pemëve.
Banorë të zonës në Panaja janë shprehur se mbyllja e shkarkuesit ka sjellë edhe përmbytje.
Të gjitha vreshtat dhe ullishtja e re që është bërë është e gjitha e përmbytur”, tha ai. Më tej ai shton se nuk është bërë kolektori qendror i zonës i cili tërheq ujin. Gjithashtu bëhet me dije se një shtëpi në fshatin Panaja është e rrethuar nga uji, por rreziku të rrezikuara janë edhe banesa të tjera.
/abcnews.al/