Skuadra e Atletico Madrid ka marrë një fitore të madhe mbrëmë në Champions League, pasi mposhti 1-3 Feyenoord.
Futbollisti më i mirë në këtë ndeshje ishte Rodrigo Riquelme dhe pas ndeshjes mori çmimin e më të mirit nga UEFA.
Fillimisht ai nuk e besoi madje thoshte “mos u tallni me mua”.
“E kam ëndërruar gjithmonë këtë. Vërtetë është një ndjenjë fantastike, sidomos kur e fiton me klubin tënd të zemrës”, u shpreh 23-vjeçari pasi pranoi këtë çmim.
Kujtojmë që Riquelme sezonin e kaluar ishte i huazuar te Girona ku zhvilloi 34 ndeshje, shënoi katër gola dhe bëri katër asiste./ h.ll/abcnews.al
I’m not crying, you’re crying ?
This is pure Atleti ❤️? pic.twitter.com/V6oQlm9BO6
— Atlético de Madrid (@atletienglish) November 29, 2023