Një studente që po merrte pjesë në një koncert pranë Rripit të Gazës ishte një nga personat që u rrëmbye nga terroristët e Hamasit. Noa Argamani, 25 vjeç, u rrëmbye ditën e djeshme. Videoja e rrëmbimit është bërë virale në rrjet.
Ajo shihet e ulur në pjesën e pasme të motoçikletës së një luftëtari, duke iu lutur që mos ta vriste.
“Mos më vrit! Jo, jo, jo!” bërtet ajo por personi i armatosur largohet me shpejtësi. Noa është zhdukur që atëherë.
/abcnews.al