VIDEO/ “Mos më quani arrogant por unë jam ‘Special One’ ”, si Mourinho i befasoi të gjithë në konferencën e prezantimit

schedule11:17 - 26 Janar, 2023

schedule 11:17 - 26 Janar, 2023

Jose Mourinho tashmë njihet nga të gjithë si një nga trajnerët më të mirë në botë.

Tekniku portugez ka thënë një frazë në të cilën ka bërë bujë të madhe dhe sot e kësaj dite ende përmendet, madje ai ka marrë nofkën e tij prej asaj deklarate.

Në vitin 2004, pas një triumfi ndaj Monacos me rezultatin 0-3 në finalen e Champions League, Mourinho po prezantohej për herë të parë përpara mediave si trajneri më i ri i klubit anglez.

“Më duhet ta them këtë gjë. Ne kemi lojtarë të klasit të lartë dhe më vjen keq nëse do të dukem si arrogant por unë jam trajner i klasit të lartë. Po e përsëris, mos më quani arrogant por kjo është e vërteta, unë kam ardhur këtu si kampion i Europës. Unë jam “The Special One”.”

Këto ishin fjalët e tij të para si trajneri i Chelsea, ku sot e kësaj dite ai ka nofkën “The Special One”./h.ll/abcnews.al