VIDEO/ “Mos”, demokratët tronditen kur marrin vesh Live lajmin për vdekjen e ish-Presidentit

schedule16:09 - 28 Maj, 2022

schedule 16:09 - 28 Maj, 2022

Ndarja e parakohshme nga jeta e ish-Presidentit të vendit Bujar Nishani ka tronditur demokratët.

PD ditën e sotme mblodhi Këshillin Kombëtar të PD-së për të zgjedhur kryesinë.

Ndërkohë emri i tij po votohej gjatë ditës së sotme në Këshillin Kombëtar të PD-së, për Kryesinë e re.

Teksa anëtarët e Komisionit po numëronin votat, morën lajmin e trishtë për vdekjen e Nishanit.

Një prej anëtareve i tregoi kolegut të saj në celular lajmin.

“O, mosss”, dëgjohet duke thënë ai.

Ndërsa ajo shton: “Sapo”.

Lexo edhe: Ndarja nga jeta e ish-Presidentit, Alibeaj: Shqipëria humbi një njeri të paqtë para kohe

Ish-Presidenti i Republikës, ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm, një muaj pasi ishte shtruar në gjendje të rëndë në një spital në Gjermani. Situata shëndetësore e ish-kreut të shtetit u rëndua pas infektimit të tij me COVID-19 dy muaj më parë. Ai vuante nga një sëmundje autoimune në mëlçi dhe nuk arriti t’i tejkalojë pasojat që virusi famëkeq i ka lënë në organizëm.

Siç ka raportuar Abcnews.al Nishani u paraqit në Sanatorium me shenja pneumonie në të dyja mushkëritë për shkak të kalimit të koronavirusit, i cili kishte lënë pasoja të tjera shëndetësore. Pas përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, më 22 prill, Nishani u nis drejt Gjermanisë për mjekim, ku edhe dha frymën e fundit pranë familjarëve në moshën 56 vjeçare.

Burime për Abc bënë me dije se Nishani ka pasur fibrozë post COVID, të cilat i kanë shkaktuar ulje të nivelit të oksigjenit në gjak si edhe parametra të tjera problematikë duke bërë të domosdoshme dërgimin e tij jashtë./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!