Një efektiv i forcave “Shqiponja” ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni për kapjen e një personi të kërkuar në qytetin e Dibër.
Sipas burimeve paraprake, ngjarja ka ndodhur në momentin kur forcat e policisë janë futur në një banesë trekatëshe për të arrestuar autorin e dyshuar.
Gjatë ndërhyrjes, efektivi i “Shqiponjave”, Gentjan Meda, 40 vjeç, dyshohet se ka rënë nga një lartësi
Efektivi ka mbërritur të Trauma, për të marrë trajtim mjekësor. Sipas burimeve brenda spitalit, 40-vjeçari ndodhet në gjendje stabël, ku po i nënshtrohet kontrolleve mjekësore.
Nga vlerësimet paraprake, sipas burimeve ka marr plagë në kokë, jo kërcënuese për jetën, të shkaktuara nga lartësia e rënë.


