TIRANË- Policia e Tiranës ka vënë në pranga 22-vjecarin Rigels Mema, banues në Arbanë. Ka qenë sektori i trafiqeve në policinë e Tiranës të cilët kanë marrë informacione se në afërsi të rrethrrotullimit të Teg-ut, ndodhej një shtetas i armatosur.
Gjatë kontrollit fizik të Rigels Memës shërbimet e Policisë, i gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë me krëhër e municion luftarak.
Nga informacionet e marra dyshohet se 22-vjeçari armën e zjarrit e kishte për ta shitur. Policia ka nisur një hetim për identifikimin e personave të tjerë, të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës së tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan sasi municioni luftarak si dhe fara të dyshuara kanabisi./ abcnews.al