Në mediat sociale është postuar një video emocionuese kur 18-vjeçarja Natalie Raanan dhe nëna e saj Judith, e cila ka probleme shënetësore, janë lënë të lira pasi të dyja ishin pengje të grupit të armatosur palestinez Hamas.
Në video, nëna dhe vajza mund të shihen duke zbritur nga një makinë e Hamasit të rrethuar nga njerëz të armatosur me jelek antiplumb dhe më pas duke u futur në një makinë të Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
“Ato janë mirë” tha babai i 18-vjeçares, Uri Raanan, nga Çikago.
“Nuk më tha asgjë. Por ajo më tha se e kanë trajtuar mirë dhe se është shumë mirë. Po pres ta përqafoj sërish dhe kjo do të jetë dita më e lumtur e jetës sime”, shtoi babai 71-vjeçar i Natalie.
Ai tha se e mësoi për mundësinë e lirimit të dy grave nga televizioni izraelit dhe më pas mori një telefonatë nga një përfaqësues i Forcave të Armatosura izraelite.
Përsa i përket ditëve të mëparshme ai i cilësoi si “situatën më të keqe” që mund të përjetohet duke shtuar se “nuk mund të flija pasi mendoja vazhdimisht për to”.
Presidenti amerikan Joe Biden ka kontaktuar tashmë me Natalien dhe nënën e saj.
“Presidenti sapo përfundoi një bisedë me dy gratë amerikane që u liruan sot dhe u mbajtën peng nga Hamasi gjatë sulmit terrorist në Izrael. Ai tha se ata do të kenë mbështetjen e plotë të qeverisë së SHBA-së ndërsa rikuperohen nga kjo sprovë e tmerrshme”, tha Shtëpia e Bardhë në një deklaratë, duke vënë në dukje se presidenti amerikan foli edhe me familjet e tyre.
Në foton pas lirimit, siç njoftoi Hamasi, “për arsye humanitare” ato shihen duke ecur të shoqëruar nga ushtarë për në territorin izraelit, pas dy javësh robëri. Të dyja duket se janë në gjendje të mirë pa shenja lëndimi.
Hamasi i dërgoi ato në një makinë të Kryqit të Kuq i cili i çoi në Egjipt dhe prej andej u pritën nga autoritetet izraelite.
Të dyja kishin vizituar Izraelin për festat hebraike të Vitit të Ri në shtator dhe u rrëmbyen nga terroristët e Hamasit më 7 tetor gjatë sulmit të tyre në Izraelin jugor.
Vlerësohet se rreth 200 njerëz janë pengje në duart e Hamasit.
#BREAKING | JUST IN: LIVE VIDEO OF THE TWO AMERICAN HOSTAGES RELEASED BY HAMAS#Gaza #Israel #غزة #فلسطين pic.twitter.com/WU0JjVSoy2
— Breaking news 24/7 (@aliifil1) October 21, 2023