VIDEO/Momenti kur hipopotami sulmon punonjësin e kopshtit zoologjik në Kinë

schedule14:09 - 27 Shtator, 2023

schedule 14:09 - 27 Shtator, 2023

Videoja e një sulmi të frikshëm të hipopotamit ndaj një punonjësi të kopshtit zoologjik në Kinë po bën xhiron e rrjetit. Dy hipopotamë po luftonin më 24 shtator në kopshtin zoologjik në qytetin Changsha, provincën Hunan të Kinës jugore, kur dera u hap papritur dhe një punonjës nga paniku u rrëzua në tokë.

Në pamjet e tmerrshme, shihet një nga hipopotamët, me një tufë bari në gojë, duke iu afruar punonjësit dhe duke hapur nofullat e tij të mëdha në mënyrë kërcënuese.

Fatmirësisht, punonjësi ka arritur të largohet shëndoshë e mirë. Siç shpjegohet nga menaxhmenti i kopshtit zoologjik, punonjësi është futur për të ndarë hipopotamët.

/abcnews.al