Shpërthimi i gazit në Uashington për pak ka rezultuar fatale, pasi pranë ndodhej një çerdhe. Pamjet e kamerave të sigurisë tregojnë momentin kur shpërthimi i gazit rrafshon një ndërtesë në Uashington DC.
Zjarrfikësit iu përgjigjën një telefonate për një rrjedhje gazi në lagjen Anacostia, por nuk ishin në gjendje ta ndalonin atë. Të gjithë personat u evakuuan nga ndërtesa dhe ndërtesat përreth, duke përfshirë një çerdhe me 16 fëmijë.
Shpërthimi ka ndodhur brenda 15 minutave nga mbërritja e zjarrfikësve, duke dëmtuar tre ndërtesa. Mediat lokale raportuan se një burrë pësoi lëndime të lehta pasi u godit nga mbetjet dhe u dërgua në spital.
Shkaku i rrjedhjes së gazit ende nuk dihet ndërsa kanë nisur hetimet.
/abcnews.al