Një helikopter i ushtrisë amerikane Black Hawk u rrëzua ditën e djeshme në shtetin e Alabama ( në jug ), duke vrarë dy personat në bord, sipas autoriteteve lokale.
“Rreth orës 15:00 Garda Kombëtare Ajrore Black Haëk e Tennessee një shtet me të cilin është fqinj Alabama u rrëzua ndërsa po kryente një fluturim stërvitor pranë një autostrade dhe një rrugë tjetër,” tha komanda e Gardes Kombëtare te Tenesit.
Not sure why the video didnt attach to the first tweet. Here is a re-upload. pic.twitter.com/pJ0xJVSYns
— Ron (@CodeMonkeyZ) February 16, 2023
Një kamera sigurie në një shtëpi në zonën ku ra helikopteri regjistroi rënien e tij.
“Jemi thellësisht të pikëlluar nga humbja e dy anëtarëve të Gardës Kombëtare”, tha gjenerali Ëarner Ross, kreu i korpusit në shtet.
Në një deklaratë të veçantë, zëdhënësi i Gardës Kombëtare Robert Carver tha se do të ishte “e parakohshme të komentohej mbi shkaqet e mundshme të rrëzimit”.
Në vendngjarje priten hetuesit e përplasjes ajrore. Zyra e Sherifit të Qarkut Madison njoftoi përmes rrjeteve sociale mbrëmë se korsitë rrugore ishin mbyllur për shkak të aksidentit.
/abcnews.al