Mbrojtësi i Ajax, Daley Blind, kaloi një moment shumë të vështirë ditën e djeshme gjatë miqësores kundër Hertha Berlin. Holandezi i frikësoi të gjithë të pranishmit në stadium dhe jo vetëm, pasi ra në fushë teksa po vraponte.
30-vjeçari u zëvendësua menjëherë nga trajneri Erik Ten Hag, pasi stafi mjekësor zbuloi se pompa artificiale e vendosur në zemrën e lojtarit ishte fikur. “Pompa kardiovaskulare e Daley u fik. Ai u zëvendësua menjëherë dhe tani ndihet më mirë. Stafi po e monitoron me kujdes gjendjen e tij shëndetësore,” deklaroi tekniku i Ajaxit pas ndeshjes.
Mbrojtësi ka disa kohë që vuan nga problemet në zemër. Kjo është hera e dytë që ai bie në fushë, pasi herën e parë i ndodhi dhjetorin e kaluar në Champions League kundër Valencias. Pompa artificiale e ndihmon atë për të marrë frymë. /abcnews.al
Horrible to watch. Hope Daley Blind is okay. His heart defibrillator went off during a pre season friendly against Hertha Berlin. pic.twitter.com/A5MoNsjPZn
— Breezy (@UtdBreezy) August 25, 2020