PSG dhe Chelsea bëjnë detyrën dhe arrijnë fitoret e para në grupet e Champions League. Nënkampionët e këtij kompeticioni, reaguan pas humbjes shtëpiake me Manchester United dhe mposhtën 0-2 në Turqi ekipin e Basaksehir.
Pjesa e parë dhuroi pak emocione, teksa vlen për t’u përmendur dëmtimi i Neymar. Sulmuesi brazilian ndjeu shqetësime në kofshën e majtë dhe u largua nga fusha në minutën e 26-të. Moise Kean ishte heroi i ekipit të Thomas Tuchel me dy golat e realizuar.
Sulmuesi italian gjeti rrjetën me kokë në minutën e 64-t, teksa realizoi edhe golin e qetësisë çerek ore më pas. Në të dy rastet ishte Kylian Mbappe ai që dhuroi asistet për 20-vjeçarin.
https://streamable.com/wogvhl
Feston edhe Chelsea në Rusi. Ekipi i Frank Lampard triumfoi 0-4 përballë Krasnodar, një fitore shumë e rëndësishme. Jorginho humbi një penallti në minutën e 14-t (topi u ndal në shtyllë), por avantazhi erdhi nga Callum Hudson-Odoi në minutën e 37-të. Sulmuesi u ndihmua edhe nga gafa e portierit vendas.
https://streamable.com/vgwqyq
Në fraksionin e dytë të ndeshjes erdhën edhe rrjetat e Timo Werner (me penallti) dhe Hakim Ziyech, brenda tre minutave. Në fund ishte radha e amerikanit Pulisic, i cili vulosi triumfin me “poker” të ekipit londinez. /abcnews.al
⏰ RESULTS ⏰
⚽️ Chelsea & Paris secure away wins…
? Who impressed you most?#UCL
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) October 28, 2020