Ishte menduar më e vështirë, por nuk rezultoi kështu për Manchester City. Ekipi i Pep Guardiolës triumfoi 1-3 në “Stamford Bridge” ndaj Chelsea, duke dominuar totalisht skuadrën e Lampard.
Ilkay Gundogan konfirmoi formën shumë të mirë të kohëve të fundit. Mesfushori gjerman realizoi një gol të bukur në minutën e 18-të, teksa tre minuta më vonë erdhi edhe dyfishimi.
Slick Man City start 2021 with an impressive win ✨#CHEMCI pic.twitter.com/dWz0Su3PWF
— Premier League (@premierleague) January 3, 2021
Kësaj radhe realizoi Phil Foden pas një asist të Kevin De Bruyne. Në minutën e 34-t ishte radha e fantazistit belg për të festuar. Chelsea në sulm, kundërsulm i shpejtë i miqve, shtyllë e Sterling dhe finalizim i De Bruyne pas topit të rikthyer.
Pjesa e dytë nuk pati shumë histori. Vendasit gjetën golin e nderit vetëm në minutat shtesë. Callum Hudson-Odoi dërgoi topin në rrjetë, gol që mjaftoi vetëm për kënaqësi personale. Përfundimisht 1-3 për City, që siguroi fitoren e tretë radhazi në kampionat.
Vendi i pestë në renditje për djemtë e Guardiolës, të cilët ndodhen 4 pikë larg kreut (kanë luajtur një ndeshje më pak). Moment negativ te Chelsea, që sot regjistroi ndeshjen e tretë radhazi për fitore. /abcnews.al