VIDEO/ Mjaftojnë dy “shuplaka”, Dinamo kapitullon ndaj Erzenit

schedule15:28 - 7 Shkurt, 2021

schedule 15:28 - 7 Shkurt, 2021

Dinamo pësoi sot një humbje shokuese nga Erzeni i vendeve të fundit. Skuadra nga Shijaku i dha dy “shuplaka” bluve dhe siguroi tre pikët, që e ngjisin në vendin e 9-të dhe e fusin në valle për qëndrimin në Kategorinë Superiore.

Hima shënoi fillimisht për Erzenin në minutën e 52-të, teksa Hyska dyfishoi shifrat për shijakasit dhe i dha sigurinë për të shkuar te triumfi i madh. Pas golave të pësuar Dinamo u hodh e gjitha në sulm dhe mundi të shënojë në minutën e 88 me Pere.

Në fund 18 herë kampionët e Shqipërisë nuk ia ndryshuan destinacionin tre pikëve, me ndeshjen, që u mbyll 1-2. Pas javës së nëntë Dinamo vazhdon të udhëheqë, me një pikë më shumë se Burreli i vendit të dytë, që fitoi terren ndaj tyre.

Debutim i hidhur i trajnerit të ri të Dinamos, Francesco Moreiro, i cili ka misionin për të kthyer në elitë një nga klubet më historikë të vendit. Cammarata deri më tani e kishte çuar skuadrën në rrugën e duhur. /abcnews.al.