VIDEO/ Ministrja Kumbaro ia merr labçe me Tërmet Peçin e Flamur Golemin

schedule10:06 - 11 Maj, 2022

schedule 10:06 - 11 Maj, 2022

Teksa jemi në prag të çeljes së sezonit turistik ministrja Mirela Kumbaro ka zgjedhur një mënyrë origjinale për të shijuar disa momente relaksi.

Kumbaro shihet duke kënduar pa komplekse këngë labçe në krahë të krybashkiakut të Tepelenës Tërmet Peçi  dhe atë të Gjirokastrës Flamur Golemi.

Ministrja ka vizituar qytetet turistike të Shqipërisë duke inspektuar përgatitjet për sezonin veror në Gjirokastër e Tepelenë.

Ka qenë këngëtarja Juli Çenko që ka publikuar momente nga dreka ku ministrja shihet duke kënduar.

Aji ka falënderuar ministren dhe kryetarët që ishin pjesë e tryezës duke kënduar këngët e krahinave të tyre.

“Falënderojmë ministren zj. Mirela Kumbaro dhe dy kryetarët e bashkive Gjirokastër e Tepelenë, z. Flamur Golemi dhe z. Tërmet Peçi, që kënduan së bashku me ne traditën e bukur të polifonisë të krahinave të tyre!”, shkruan Çenko./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!