Investimet në zonat e mbrojtura do të jenë në fokus edhe në vitin 2025.
Gjatë interpelancës në Parlament, Ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro tha se projektet për ruajtjen dhe promovimin e zonave të mbrojtura synojnë të transformohen në një tjetër atraksion turistik në vend.
“Sfidë mbetet tërheqja e turistëve elitarë pasi kjo do të sillte më shumë të ardhura në ekonomi.”, tha ajo.
Shqipëria ka pritur mbi 11 milion turistë deri në fund të maujit nëntor./abcnews.al


