Elseid Hysaj u dëmtua në ndeshjen e djeshme që Napoli humbi kundër Atalantës në Kupën e Italisë. Shkodrani la fushën e lojës në minutën e 42-të dhe më pas mediat në Itali raportuan për një tërheqjen muskulore që do ta lërë një ose dy javë jashtë fushave të blerta.
Gjithsesi ajo që ka tërhequr vëmendjen më shumë ka qenë veprimi i Hysajt në momentin e zëvendësimit. Mbrojtësi është kapur nga kamerat, teksa nuk ia zgjat dorën Amir Rrahmanit kur del nga fusha. Kapiteni i Kosovës tentoi t’ia jepte dorën anësorit të djathtë, i cili sa duket ishte i tërbuar me dëmtimin që pësoi.
Mi auguro non abbia visto la mano tesa di Rrahmani, perché altrimenti poi dobbiamo farci qualche domanda sull'effettiva coesione e armonia nello spogliatoio.
Rimane un brutto gesto, di uno che nn ha voglia di scendere in campo. pic.twitter.com/1XW38mRwDI— Enzo…#DiegoEterno ∞ (@sudistadoc) February 10, 2021
MILANI – Hysaj dhe Napoli nuk do të rinovojnë marrëveshjen dhe këtë e ka konfirmuar vetë menaxheri i shkodranit, Mario Giuffredi. Mbrojtësi shkodran është në shënjestrën e Romës në Serie A dhe së fundmi në listën e klubeve që e po monitorojnë është përfshirë edhe Milani.
Mediat në vendin fqinj raportojnë se në rast se Diego Dalot do të kthehet te Manchester United, atëherë Hysaj është një alternativë për Milanin. Kuqezinjtë duan një alternativë për Davide Calabria, ndërkohë që futbollisti i kombëtares shqiptare është një operacion pa kosto të mëdha. /abcnews.al