VIDEO/ Milan triumfon në “aktin e parë”, Bennacer “heroi” i “djajve” në “San Siro”

schedule22:57 - 12 Prill, 2023

schedule 22:57 - 12 Prill, 2023

“Djajtë” e Milan kanë arritur të triumfojnë në “San Siro” ndaj “bluve” të Napolit, në “aktin e parë”, të çerek-finaleve të UEFA Champions League, me rezultatin minimal 1 me 0, në një sfidë që prodhoi spektakël e emocione.

Djemtë e Piolit e nisën keq pjesën e parë, me napoletanët të cilët u hodhën menjëherë në sulm, por një super Mike Maignan i mohoi 3 herë golin “bluve” dhe kaq u desh, që “djajtë” të ndiznin “motorrët” dhe në minutën e 41’-të falë një kombinimi fantastik të treshes Brahim Diaz-Rafael Leao-Ismail Bennacer, ky i fundit tund rrejtën e portierit Meret.

Mirëpo, goli nuk ishte e vetmja “fitore” për “djajtë” e Milanos, teksa në minutën e 75’-të një ndër “shtyllat” e mesfushës napoletane, kamerunasi, Zambo Anguissa u detyrua të lërë më herët fushën e lojës, pas daljes me kartonin e kuq, të dhënë nga arbitri pas 2 ndërhyrjeve të gabuara të mesfushorit fillimisht në minutën e 71’-të e më pas të në të 75’-tën, por në sfidën tjetër nuk do të mungojë vetëm Anguissa, pasi vetëm 4 minuta pas daljes së kamerunasit, me karton të verdhë u ndëshkua dhe “kollosi” i mbrojtjes së “bluve”, Kim Min-Jae, i cili do të mungojë në ndeshjen e kthimit.

Kështu, mungesat kryesore të “bluve” shkojnë në 4, ku në total do të mungojnë Zambo Anguissa, Kim Min-Jae, Victor Osimhen e Giovanni Simeone, me këta të fundit, që kanë ende kohë të rikuperohen për ndeshjen e kthimit në arenën “Diego Armando Maradona”, ndeshje që do të zhvillohet mbrëmjen e 18 prillit në orën 21:00. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI GOLIN: 

Goli i Ismail Bennacer:

Kartoni i kuq i Zambo Anguissa:

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!