VIDEO/ Milan spektakolar, përmbysje e çmendur kundër Juves në San Siro

schedule23:49 - 7 Korrik, 2020

schedule 23:49 - 7 Korrik, 2020

Milani ka marrë një fitore spektakolare 4-2 kundër Juventusit, në sfidën e vlefshme për javën e 31-të në Serie A. Të gjashtë golat e kësaj sfide, u shënuan në pjesën e dytë.

Juventusi shënoi dy herë, me anë të Rabiot dhe Cristiano Ronaldos. Kur dukej se “Zonja” ishte nisur drejt suksesit, Milani gjeti shpirtin e garës dhe përmbysi gjithçka.

Ibrahimovic, Kessie, Leao dhe Rebic shënuan për kuqezinjtë e Piolit, duke marrë një fitore të madhe. Juventusi nuk përfiton nga hapi fals i Lazios dhe distanca mbetet 7 pikë, ndërsa Milani ngjitet në kuotën e 49 pikëve në vend të pestë./abcnews.al

Serie A, java 31

Milan – Juventus  4-2
Ibrahimovic (p) 62’, Kessie 66’, Leao 68’, Rebic 80′ / Rabiot 47′, Ronaldo 53′

GOLAT E NDESHJES