VIDEO/ Milan i pandalshëm, thyen rekordin 56-vjeçar. Festojnë Spurs e Leicester

schedule22:54 - 22 Tetor, 2020

schedule 22:54 - 22 Tetor, 2020

Milani nuk ndalet as në Skoci. Kuqezinjtë e Stefano Piolit fituan 1-3 me Celtic, falë golave të Rade Krunic dhe Brahim Diaz në pjesën e parë dhe rrjetës së Jens Hauge. Norvegjezi debutoi në Europë me ekipin e ri në minutën e 79-të dhe dërgoi topin në rrjetë në minutat shtesë të takimit.

Golat dhe rastet e CELTIC-MILAN

Ekipi italian vazhdon të shfaqet i pathyeshëm dhe sonte siguroi tre pikët e para në grupet e Europa League. Një ecuri fantastike e Milanit, që nuk humbet në të gjithë kompeticionet prej muajit mars. Sot është vendosur një tjetër rekord.

Golat dhe rastet e TOTTENHAM-LASK

Kjo ishte ndeshja e dhjetë radhazi në të gjitha kompeticionet që kuqezinjtë shënojnë minimalisht dy gola, diçka që nuk ndodhte prej vitit të largët 1964. Feston edhe Tottenhami i Jose Mourinhos, që nuk hasi probleme në shtëpi ndaj austriakëve të LASK Linz.

Golat dhe rastet e LEICESTER CITY-ZORYA

3-0 fituan Spurs falë golave të brazilianit Lucas Moura dhe koreanit Son, teksa në mes të tyre erdhi edhe autogoli i Andres Andrade. Triumfe edhe për Leicester City (3-0 ndaj Zorya Luhansk), ndërsa Villareal-Sivasspor u mbyll me rezultatin e çuditshëm 5-3. /abcnews.al