Borussia M’Gladbach po bën një ndeshje të shkëlqyer kundër Union Berlin, me aksione të shumta sulmuese dhe me një qarkullim topi të shkëlqyer. Pjesa e parë mes këtyre dy skuadrave, u mbyll me rezultatin 2-0, ku Gladbach dominoi në çdo minutë.
LEXO EDHE: VIDEO/ Gol “slow-motion”, Gladbach kalon në avantazh ndaj Union Berlin
Ishte Nehaus ai që shënoi golin e parë, ndërsa për të çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 2-0, mendoi Marcus Thuram. Talenti francez konkretizoi me kokë një aksion të shkëlqyer te Gladbach, për të shënuar golin e sigurisë dhe një gol më se të merituar.
Aksioni i djemve të Marco Rose është për t’u admiruar, ndërsa vetë strategu gjerman, vetëm 43 vjeç, duket se po ndërton një skuadër të shkëlqyer dhe me një futboll për t’u admiruar./abcnews.al
Bundesliga, java 29
Borssia M’Gladbach – Union Berlin 2-0
Nehaus 17’, Thuram 41’