VIDEO/ Mezi e kemi pritur, Alban Skënderaj publikon këngën e re

schedule19:21 - 10 Qershor, 2022

schedule 19:21 - 10 Qershor, 2022

Alban Skënderaj sapo ka publikuar këngën e tij më të re me titull “Lamtumirë”, të cilën e ka shoqëruar edhe me një klip të veçantë.

Kënga është një bashkëpunim me Avaxus, ndërsa producent i saj është Lorenc Aliaj. Për tekstin dhe melodinë është përkujdesur vetë Albani, ndërsa klipi u realizua nga Talelli Production.

Kujtojmë që vetëm pak ditë më parë Albani lancoi bashkëpunimin me reperin Capital T “Një natë”. Nga ana tjetër ai është shumë aktiv me koncerte dhe mbrëmje muzikore./abcnews.al