Lionel Messi është ndoshta futbollisti më i madh i të gjitha kohërave dhe ylli argjentinas dita-ditës vazhdon të mahnisë fansat e futbollit. Pleshti është dhe figura kryesore e kompanisë së njohur sportive, Adidas.
32 vjeçari është prej shumë vitesh pjesë e kompanisë Adidas dhe kontratat e tij kanë qenë gjithmonë faraonike. Video dhe foto të shumta promovimi për Adidas kanë pasur imazh Lionel Messin, siç është dhe video e fundit e publikuar nga kompania e njohur në Tëitter.
Messi është në stërvitjen e Barcelonës dhe teksa largohet, me qetësi olimpike gjuan një top nga një distancë e largët dhe arrin ta fusë mes këmbëve të një gazetari në cepin tjetër të fushës. Një video epike!/abcnews.al
It’s Lionel Messi. Nobody is safe. @adidasfootball ? pic.twitter.com/mXtZ4i5JgH
— Mirror Football (@MirrorFootball) July 15, 2020