VIDEO/ “Messi në tentativë” bën atë që nuk pritej në Holandë me Heerenveen

schedule09:30 / 26/02/2020

Konsiderohej si Messi i ardhshëm, por ky epitet e ngarkoi më shumë seç duhet kroatin Alen Halilovic. Mesfushori me tipare sulmuese kaloi te Barcelona në verën e vitit 2014, për pesë milion euro. Përfitoi Dinamo Zagreb, që shpresonte shumë që ai të shitej në të ardhmen. Nuk ndodhi kështu.

Halilovic kaloi te Sporting Gijon fillimisht dhe më pas te Hamburger SV. UD Las Palmas ishte stacioni i radhës, për të veshur më vonë edhe fanellën e Milanit. Kuqezinjtë e huazuan fillimisht në Belgjikë te Standart Liege, kurse tani është pjesë e Heerenveen në Holandë. Dhe sa për kujtesë, Halilovic ende nuk ka mbushur 24 vjeç.

Edhe në Holandë hapësirat për kroatin janë të vogla, ndërkohë që së fundmi është bërë protagonist në një ndeshje kundër ADO Den Haag. Në minutën e 72-të ai ka tentuar portën e kundërshtarit, por topi ka përfunduar brenda dyqanit që ndodhet në tribunën pas porte dhe videoja po bën xhiron e internetit. /abcnews.al

schedule09:30 / 26/02/2020