VIDEO/ Messi “magjia” në MLS, “pleshti” dhuron spektakël nga goditja e dënimit

schedule11:16 - 7 Gusht, 2023

schedule 11:16 - 7 Gusht, 2023

U mendua se në kampionatin amerikan të futbollit do të “shijojë” vitet e fundit të karrierës, mirëpo “pleshti”, Lionel Messi po vazhdon të dhurojë spektakël dhe në moshën 36-vjeçare, teksa orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne ka arritur shënojë dhe 2 gola të tjerë, kësa radhe në përballjen ndaj Dallas.

Mirëpo, veçantia nuk është te sasia e golave apo sukeseset e radhës së “pleshtit”, por mënyra sesi ai ka shënuar, teksa në minutat e fundit të kohës së rregullt përktheu në gol një goditje dënimit duke e çuar përballjen drejt goditjes së penalltive, pas barazimit 4 me 4, nga ku dolën fitimtar duke vazhduar kështu rrugëtimin e skuadrës së tij në fazën e 1/8-ve të Kupës së Ligës së Amerikën Qendrore e Veriore.

Ndërkaq, kujtojmë se deri më tani, Messi ka shënuar në çdo përballje ku ka zbritur në fushë për skuadrën e Inter Miami, teksa deri më tani numron plot 7 gola dhe 1 asistime në statistikat e tij e të gjitha këto në vetëm 4 ndeshje. /i.m /abcnews.al 

SHIKONI VIDEON: