Real Madrid shënoi dy gola në pjesën e parë ndaj Barcelonës dhe më pas diti të vuajë dhe të mbajë kundërshtarin, e ndihmuar edhe nga shiu i madh që ra në fraksionin e dytë në Madrid.
Gjatë ndeshjes lojtarët u lagën kokë e këmbë dhe i ftohti ndihej akoma më shumë, sidomos te Messi. Argjentinasi, si rrallëherë gjatë ndeshjes kërkoi nga stafi fanellë të re.
Ishte aq ftohtë sa Messi shihej teksa dridhej dhe mezi po priste që stafi të sillte fanellën, duke parë vazhdimisht nga tunelet nëse asistentët ishin aty me uniformën. /abcnews.al
Lionel Messi em jogo grande: https://t.co/3bkBX39jjQ
— Léo Della more ᶜʳᶠ (@Leonard20544712) April 10, 2021