VIDEO/ Merr flakë autobusi i linjës Elbasan-Tiranë, ndërhyjnë zjarrfikësit

schedule18:22 - 6 Dhjetor, 2023

schedule 18:22 - 6 Dhjetor, 2023

Autobusi i linjës Elbasan-Tiranë është përfshirë nga flakët. Zjarri dyshohet se ka rënë në motorrin e autobusit, për shkak të një defekti.

Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes kur edhe po punojnë për izolimin e flakëve.

Është bërë e mundur që të gjithë pasagjerët të  dalin nga autobusi dhe fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.

Informacion-

Rreth orës 18:00, në aksin rrugor “Bradashesh-Elbasan”, dyshohet se për shkak të një defekti, ka rënë zjarr në pjesën e pasme të autobusit me drejtues një 28 vjeçar banues në Elbasan. Për pasojë janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Grupit hetimor po punon për dokumentimin ligjor të shkakut të rënies së zjarrit.

/abcnews.al/