VIDEO/ Memelli: S’jemi marrë me tenis të na hedhin hi syve, na lini të biem me nder

schedule15:16 - 27 Shkurt, 2021

schedule 15:16 - 27 Shkurt, 2021

Migen Memelli, trajneri i Skënderbeut, u shfaq i tërbuar me gjykimin pas ndeshjes së humbur me Bylisin në transfertë. Në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport ai përcolli edhe një mesazh për arbitrat. “Nuk jam i zhgënjyer, përveç faktit që shpërdoruam shumë në pjesën e parë. Kishim mundësi me Mensah, Berishën dhe Taipin. Nuk i krijojnë as skuadrat e para kaq shumë raste. Nuk kishte mundësi të tjetër të mundeshim, vetëm në këtë lloj forme.

Ne do të vazhdojmë të luftojmë, me të njëjtin ritëm. Nëse të tjerët kanë marrë përsipër ta në spostojnë nga rruga jonë, atëherë përgjegjësia nuk është e jona. Kush ju sposton? Këta që kanë marrë përsipër të japin penallti të tilla. Nuk kanë shans të na spostojnë, ne do vazhdojmë luftën”.

“Nuk dua ta largoj përgjegjësinë nga vetja. Përgjegjësia e rezultatit bie mbi mua. Të japësh atë penallti, nuk e di nëse rregullorja e parashikon me dorën vertikal. Ku është penalltia këtu, shikoni nëse topi ndryshon drejtim. Më mirë e gjykoni ju. Nëse do kishim luajtur tenis mund të na hidhnin hy sive.

Do guxim ta mbash 50% me 50% në Ballsh. Më thoni ku është penalltia. Nëse kanë marrë përsipër të njollosin stemën, të na spostojnë, nuk është normale. Më mirë të jepte golin që anuloi për shtyrje, se kështu. Kam një mesazh, mos na dëmtoni, le të biem me nder. Na jepni drejtësi, ju lutem”, tha Memelli. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!