Ish-kreu i bandës së Durrësit, Lulzim Berisha u ekstradua nën masa të rrepta sigurie nga Interpol Madridi në Rinas mbrëmjen e 18 marsit.
I shumëkërkuari ka mbërritur në aeroportin Nënë Tereza, me pranga në duar dhe pasa të rrepta sigurie dhe më pas është transportuar te burgu “313”.
Ky vendim është marrë nga Gjykata Kombëtare e Spanjes e cila vendosi që të pranoi kërkesën e Shqipërisë për sjelljen e Lul Berishës në vendin tonë.
53-vjeçari përpara autoritetëve në Spanjë ka kundërshtuar ekstradimin në Shqipëri me pretendimin se i rrezikohet jeta.
/ abcnews.al