Një çift të moshuarish kanë renë pre e grabitjes në banesën e tyre gjatë natës në Memaliaj.
I zoti i shtëpisë Hiqmet Ramadani rrëfen momentet e tmerrit kur 3 grabitësit hynë brenda teksa 87 vjeçari e bashkëshortja e tij ndodheshin në banesë.
“Erdhi personi, u bënë dy, më lidhën kokë e këmbë. Po kundërshtoja dhe më goditën tre herë në brinjë”, tregon ai.
Dy te moshuarit jetojnë prej kohësh të vetëm dhe mesa duket grabitësit e kane shfrytëzuar këtë fakt. Grabitësit mësohet se kanë marrë 1.2 milion lekë të reja që sipas familjarëve ishin kursime të tyre. Hiqmet Ramadani tregon se ishin dy grabitës të cilët e lidhën dhe e dhunuan.
“Gjysëm ore mezor u zgjidha vetë, edhe nga duart”, thotë ai.
E zonja e shtëpise tregon valixhen ku ajo dhe bashkëshorti i saj fshinin paratë.
“E kanë shklyer, ata i kanë kështu”, thotë ajo.
Për shkak të plagëve të marra 87-vjeçari, u shoqërua në spitalin Memaliajt ku mori mjekim. Më pas ai u transportua në spitalin Rajonal “Omer Nishani “ Gjirokastër për ndihme mjekësore më të specializuar.
Grabitësit kanë mundurë largohen duke përfituar edhe nga errësira. Ndërkohë policia ende nuk ka asnjë te dhëne per autoret e ngjarjes.
/abcnews.al