PSG mposhti 2-1 Juventusin në Paris në ndeshjen e parë të fazës së grupeve të Champions League. Kylian Mbappe arriti të shënonte dopietë duke i dhënë kështu fitoren parizienëve.
Por një detaj interesat është vënë re para se kjo sfidë të niste. Tifozëve dhe kamerave nuk iu ka shpëtuar asgjë.
Ashtu siç edhe dihet, prej startit të këtij sezoni, klubi francez është në bashkëpunim me një kompani online të bluzave të quajtur GOAT.
I përshtatur në shqip “Më i Madhi i të Gjithë Kohërave”, mbahej në krahun e Lionel Messit dhe kjo ka bërë që shumë tifozë të theksojnë se më i miri në botën e futbolli është argjentinasi.
Por një “GOAT” mungonte në krahun e të tjerë lojtarë të tjerë të skuadrës parizienë, përfshirë këtu edhe Mbappe apo Neymar.
/f.a/abcnews.al