VIDEO/ Me bastun, Monika Kryemadhi paraqitet në Gjykatën e Posaçme. Ankimon sekuestron e dy vilave

schedule10:16 - 16 Dhjetor, 2024

schedule 10:16 - 16 Dhjetor, 2024

Deputetja e Partisë së Lirisë (PL), Monika Kryemadhi është paraqitur këtë të hënë në Gjykatën e Posaçme (GJKKO).

Kryemadhi u pa duke ecur me një bastun, teksa mbante edhe disa dokumente.

E pyetur nga gazetarët se pse po ecte me basun, Kryemadhi tha: “Po jeta kështu është”.

Kryemadhi do të ankimojë sekuestron e vendosur ndaj dy vilave në pronësi të saj dhe së ëmës Fatime Kryemadhi. Pronat ndodhen në rezidencën Kodra e Diellit në Tiranë. Një prej vilave është në pronësi të deputetes Monika Kryemadhi dhe tjetra në pronësi të nënës së saj.

Sipas SPAK masa e sekuestros vjen pas hetimeve të nisura ndaj çiftit Meta Kryemadhi që akuzohen për korrupsion, pastrim parash e fshehje pasurie.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!