VLORË- Një 35-vjeçar nga Shkodra ka përfunduar në pranga të Policisë në Vlorë. Ai u kap pasi mbante me vete një armë zjarri me silenciator të mbushur dhe gati për qitje.
Autoritetet kanë sekuestruar një armë zjarrit tip pistoletë, një sasi municioni luftarak, doreza dhe kapuç, që 35-vjeçari i mbante në çantën e shpinës.
Grupi hetimor ka nisur punën për të zbuluar arsyet se pse I riu lëvizte i armatosur në qytetin bregdetar./ n.m.abcnews.al