VIDEO | MC Kresha i dha fund beqarisë, zbulohen pamjet e ceremonisë madhështore

schedule09:53 - 16 Dhjetor, 2019

schedule 09:53 - 16 Dhjetor, 2019

Mc Kresha dhe e fejuara e tij, Erzina Shehu, kanë kurorëzuar  dashurinë e tyre në martesë. U tha se ceremonia do të ishte tejet private dhe se të ftuarve u është kërkuar të mos postojnë asgjë, por rrjetet sociale janë mbushur plot me lajmin se rreperi më në fund është martuar.

Erzina jetonte në Kanada dhe një vit më parë u kthye në Kosovë. Shkurtimisht pas shpërnguljes, ajo u njoh me Kreshën dhe aty nisi gjithçka. Epo urime çiftit!

Reperi Mc Kresha i ka dhënë fund beqarisë dhe ai po feston martesën e tij me Erzinën i rrethuar me familjarë e miq të ngushtë, në një hapësirë të bukur të dekoruar nga Grand Dekor.

Megjithëse të ftuar kanë qenë një numër i vogël, një rreth shumë i ngushtë i çiftit të cilët kanë dëshiruar ta mbajnë çdo gjë private – prapëseprapë kishte mjaft të  fytyra publike të njohura.

Lyrical Son, Lumi B, Ledri Vula, Gjiko dhe Elita Rudi, Big Bang Beats, janë vetëm disa nga personazhet VIP që nuk munguan në këtë mbrëmje.

Në mesin e të pranishmëve është edhe Sami Lushtaku. Përmes një postimi në Facebook, Lushtaku ka uruar çiftin e ri.

Ai shkruan: “I nderuar që sonte po marr pjesë në dasmën e familjes Fazliu nga Prekazi. Djali i kësaj familje, artisti i njohur Mc Kresha, sonte po kurorëzon dashurinë e tij me bukuroshën Erzina Shehu. Qiftit të ri i dëshiroj shëndet, jetë të gjatë e të lumtur pranë njëri-tjetrit. SL”.

Erzina duket shumë e lumtur teksa bëri hyrjen në ceremoninë e organizuar, në një fustan aspak tradicional i cilin i shkon shumë, ndërsa reperi e priti me fytyrë të qeshur. Ajo ka zgjedhur që për këtë natë të veshë një fustan të bardhë mjaft të veçantë, të punuar nga dizajnerja shqiptare, Saime Buleshkaj.

Erzina ka zgjedhur të jetë një nuse pak më ndryshe dhe shumë moderne, ndërsa ajo njihet edhe si menaxherja e rrjetit të firmës së modës ‘Zara’ në Kosovë./abcnews.al