Partizani dhe Teuta po zhvillojnë mes tyre ndeshjen e javës së 10-të të kampionatit, takim që po luhet në “Elbasan Arena”.
Teuta ka arritur të kalojë e para në avantazh kundër Partizanit. Në minutën e 26 është shënuar edhe goli i parë i kësaj sfide me Gorgiev që ndëshkon të kuqtë, me një diagonale të bukur me të majtën. Pritet konfirmimi nga VAR për pozicionin e sulmuesit në rastin e golit.
Në minutën e 36 Partizani kishtë mundësinë për të barazuar rezultatin, Junior i cili merr një top të bukur dhe pason me thembër për Malën, por goditja e këtij të fundit shkon ngjitur me portën e Teutës. Rast i mirë për të kuqtë.
Minutat e fundit të pjesës së parë demat e kërkojnë dëshpërimisht golin e barazimit por pa mungur ta dërgojnë topin në rrjet.
/f.a/abcnews.al