VIDEO/ Mbrëmje fantastike për Ndojn, gjen golin e dytë falë një “predhe”

schedule22:40 - 16 Tetor, 2020

schedule 22:40 - 16 Tetor, 2020

Mbrëmje fantastike për Emanuele Ndojn. Mesfushori mirditor ka shënuar një tjetër gol dhe Brescia po fiton sfidën e Serie B 2-0 ndaj Lecces së Kastriotit Dermaku falë dy rrjetave të tij.

23-vjeçari i kombëtares shqiptare, zhbllokoi shifrat në minutën e tetë, teksa ka vulosur triumfin e “Dallëndysheve” me golin e realizuar në mesin e pjesës së dytë.

Ndoj mori një pasim nga Alfredo Donnarumma dhe lëshoi një “predhë” drejt portës kundërshtare. Topi në trekëndësh dhe festë për lojtarin shqiptar e ekipin e Brescias. /abcnews.al