Raphael Varane po luan ndeshjen më të dobët në karrierë kundër Manchester City. Mbrojtësi i Real Madrid, duhet të ishte lideri i mbrojtjes në mungesë të kapitenit Sergio Ramos, por e ka dreqosur krejtësisht.
Gafa e dytë e francezit mbrëmjen e sotme dhe Gabriel Jesus përfitoi, duke kthyer ekipin e Pep Guardiolës në avantazh.
https://youtu.be/3Y9uxEN1S3M
Mesi i pjesës së dytë, Varane nuk koordinohet nga një top i gjatë i mbrojtjes vendase, gabon me kthimin e topit pas, sulmuesi brazilian tregohet më i shpejtë se Courtois dhe dërgoi topin në rrjetë.
2-1 për Manchester City që është shumë afër kualifikimit në çerekfinalet e Champions League, ndërsa “Los Blancos” kanë nevojë për dy gola për ta bërë diçka të tillë. /abcnews.al