Është padzshim përballja më spektakolare e mbrëmjes, me “Katalanasit” e Barcelona, që kanë arritur të marrin sërish avantazhin, në “mitikun” e Parisit, “Parc des Princes”, duke “gjunjëzuar” sërish, djemtë e Luis Enrique, përballë tifozëve të tyre.
Kësaj radhe një goditje këndore ka mjaftuar për të filluar festën, në kampin e “Blaugranave”, me “shtatlartin”, Andreas Christensen, që kërcen më lart se të tjerët, për të kapur me kokë, një krosim të Gundogan, duke e çuar topin në rrjetë. Rezulati shkon në 2 me 3. /i.m /abcnews.al